Dy automjete janë përplasur paraditen e së dielës në Pogradec, në afërsi të fshatit Lin. Mësohet se si pasojë e aksidentit, të paktën një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se impakti i përplasjes ka qenë i fortë ndërsa një person ndodhet në tokë, i rrethuar nga qytetarët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë/abcnews.al/