Fundjavë e zezë për Shqipërinë, në dy familje pllakos zia, brenda 24 orëve 5 të vdekur

schedule18:04 - 28 Maj, 2022

schedule 18:04 - 28 Maj, 2022

Kjo fundjavë ka rezultuar e zezë për Shqipërinë, për shkak se kanë humbur jetën 5 persona, si pasojë e mbytjes dhe kontaktit me rrymën eklektike.

Një ditë më parë në liqenin e Prushit në Tiranë humbën jetën dy vëllezër të mbytur 10 dhe 14-vjec, duke bërë që të pllakosë zija në familjen Taku.

Dy minorenët M.Taku 14 vjeç dhe K.Taku 10-vjecvc bashkë me 4 shokë të tyre kanë qenë duke u larë në liqenin e Prushit, por ata nuk patën fatin e bashkëmoshatarëve, pasi nuk arritën dot të dalim më nga liqeni.

Trupat e pajetë të dy vëllezërve u nxorën nga liqeni nga polumbarët e forcave RENEA.

Ndërkohë pa kaluar ende 24 orë nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik, nëna dhe dy vajzat e saj humbasin jetën në Fushë-Arrëz si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Tragjedia në familjen Kola në Fushë-Arrëz ku humbën jetën P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, erdhi pasi një nga vajzat ra në kontakt me energjinë elektrike ndërkohë që ndodhej në dush, ndërsa nëna dhe vajza tjetër që shkuan për ta ndihmuar kanë rënë dhe ato në kontakt duke mos mundur të shpëtojnë.

Ka qenë një nga vajzat e familjes Kola e cila ndërsa bënte dush ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa zëri dhe ulërimat e së motrës, bënë që vajza tjetër t’i shkonte menjëherë në ndihmë, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike menjëherë sapo ka prekur dorezën e banjës.

Ndërkohë që i njëjti fat i zi do të ishte dhe për nënën e dy vajzave e cila në tentativë për të larguar vajzat e saj nga rryma elektrike ka rënë në kontakt, duke humbur dhe ajo jetën.

/Abcnews.al/