Deputeti rus i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës në Ukrainë

schedule08:23 - 28 Maj, 2022

schedule 08:23 - 28 Maj, 2022

Një deputet legjislativ i Partisë Komuniste në Lindjen e Largët të Rusisë i ka kërkuar Vladimir Putinit t’i japë fund luftës dhe të tërheqë forcat ruse nga Ukraina, shkruan skynews.

“Ne e dimë se nëse vendi ynë nuk ndalon operacionin ushtarak, do të rritet numri i jetimëve në vendin tone,” tha Leonid Vasyukevich gjatë një takimi të Asamblesë Legjislative Rajonale të Primorskut në portin e Paqësorit të Vladivostok.

Një tjetër deputet mbështeti pikëpamjet e Vasyukevich, megjithatë, kryetari i asamblesë legjislative më pas lëshoi ​​një deklaratë duke i quajtur deklaratat e tij një “provokim politik” të pambështetur nga shumica e ligjvënësve.

Në fillim të këtij muaji, një diplomat rus me bazë në Gjenevë dha dorëheqjen, duke thënë se ishte i turpëruar nga veprimet e Rusisë.  Nga ana tjetët, Rusia ka miratuar dënime të rënda për personat që kritikojnë publikisht operacionin ushtarak në Ukrainë.

/abcnews.al