Porto Romano, Selenica: Ndërtimi i portit shumë i rëndësishëm për gjeopolitikën, ngjarje historike për Shqipërinë

schedule17:59 - 27 Maj, 2022

schedule 17:59 - 27 Maj, 2022

“Shqipëria Porta e Ballkanit”, kjo ka qenë tema e emisionit “Ballkan” në abc e gazetares Linda Karadaku.

Në Shqipëri po ndërtohet një nga portet më të mëdha, ai i Porto Romanos, i cili do të lidhet më pas me rrugë hekurudhore edhe me dry-portet (portet e thata) që do të ndërtohen në Prishtinë, Niksh, Podgoricë, Sarajevë dhe Budapest.

Gjithashtu mjaft i rëndësishëm do të jetë dhe projekti për ndërtimin e një baze detare n ë Shqipëri.

Për të folur mbi këtë temë Geri Selenica, tha në emisionin “Ballkan” se Porto Romano është port strategjik dhe do t’i japë Shqipërisë shumë benefite.

Ai theksoi gjithashtu se Porto Romano do të jetë porti i parë në Shqipëri, pasi deri më sot ne kemi patur vetëm port për peshkarexha, për shkak se thellësia në Portin e Durrësit është 8 metra, ndërkohë që për anijet e mëdha thellësia duhet të jetë 18 metra, çka Porto Romano mund ta ofrojë si mundësi.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Një port i ri në Porto Romane, një ndërmarrje shumë e madhe për Shqipërinë?

Selenica: Duam të biem dakord që porti i Durrësit është jo funksional. Durrësi maksimumi është 8 metra thellësi, anijet që vijnë ën Durrës janë nioveli i tretë.

Karadaku: Po Porto Romano sa e ka thellësinë?

Selenica: 16 metra. Pashë prezantimin e inxhinierve holandezë, që kanali mund të zgjerohet dhe të bëhet edhe për anije më të mëdha. Në portin e Durrësit nuk ke hapësira për zhvillim industrial, pa llogaritur zhurmat.

Karadaku: A kemi ne dry-porte në Shqipëri?

Selenica: Porti i njomë është porti, zonë e thatë është zona e përpunimi8t të kontenierëve. Automatikisht t’i në Durrës nuk ke ku ta bësh, plus zhurmat në mes t5ë qytetit. Terminalët e rinj të kontenierëve janë super të auomatizuar. Duhej patjetër një port i ri. Përzgjedhja në Porto Romano, jam shumë entuziast.

Karadaku: Për portin e thatë, bëhet fjalë të ketë dhe një port të thatë në Prishtinë?

Selenica: Ministri i transportit të Kosovës ka dhënë një indicie që të shihet mundësia për tu bërë në Grabock të epërm. Kur vjen nga Peja aty është hekurudha, ka vagona. Plus që është zona e Obliqit që e kanë shfrytëzuar për nxjerrën e qymyrit, është zonë e braktisur.

Karadaku: Edhe në harta që nxorën inxhinierët holandezë?

Selenica: Po është nga Grabocki i epërm deri në Prishtinë. Ëhstë vetë zona që mund të bëhet industri e rëndë në Kosovë.

Karadaku: Sipas informacioneve që kam në 24 qershor pritet të ketë një mbledhje të dy qeverive, shqiptare dhe kosovare. Ideja është që bashkë me projektuesit holandezë të paraqitet ky projekt në Prishtinë, ku janë dy qeveritë?

Selenica: Nuk e kam këtë informacion, por kam dëgjuar që do të ketë një mbledhje qeverie.

Karadaku: Është folur nën zë që mund të ketë një port të thatë dhe në Nish të Serbisë?

Selenica: Nuk është vetëm në Nish të Serbisë. Dry-porti i Prishtinës është shumë i rëndësishëm, ai i Nishit është më i vogël. Por kemi dhe një interes edhe nga Bullgaria, për tu bërë një dry-port edhe në Sofie. Ndërkohë që qeveria malazeze në ka ofruar mundësinë për të bërë një dry-port në Podgoricë, pastaj do të kemi një dry-port në Sarajevë dhe një në Budapest.

Karadaku: Është një ndërmarrje shumë e madhe, a ka mundësi Shqipëria?

Selenica: Porto Romano është me faza dhe faza e parë nuk shkon më shumë se 500 milionë euro.

Karadaku: I kemi ne këto para?

Selenica: Sigurisht që shteti i ka, sepse ky është një aset që sjell të ardhura. Ia vlen edhe sikur të marrësh kredi. Ky është një fat gjeopolitik për Shqipërinë, sepse portet bëhen njëherë në qindra vite. Në Shqipëri ne nuk kemi port, kemi port vetëm për pexhkarexhat.

Karadaku: Kryeministri Rama tha se bëhet fjalë edhe për një bazë detare, që mesa duket do të jetë bazë e NATO-s. ajo që njerëzit kanë aluduar bëhet fjalë për Pash Alimanin, por në hartë duket sikur bëhet fjalë për Porto Romanon?

Selenica: Me logjikën time baza kryesore logjistike duhet të jetë Portio Romano, me sa pashë në projekt ishte një bazë shumë e bukur, ku mund të mbajë një aeroplan mbajtëse. Unë besoj se kryeministri e ka patur për Porto Romanon, dhe kjo ka logjikë. Ne i dërguam një letër qeverisë amerikane, për ta konsideruar si bazë. Baza kryesore është Aleksandrupulis në Greqi, por me krizën që ka nisur në Ukrainë, duhet një plan rezervë.

Karadaku: Pse është Porto Romano dhe jo Pashë Alimani?

Selenica: Sepse atje nuk ke hekurudhë.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!