Barcelona dhe Ousman Dembele nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, me sulmuesin francez që në fund të qershorit do të dalë lojtarë i lirë në treg.
Mediat spanjolle raportuan ditën e djeshme se francezi ua kishte bërë të qartë drejtuesve katalanas vendimin e tij për t’u larguar, pasi oferta e tyre nuk e ka bindur që të vazhdojë në “Camp nou”.
Në lidhje me të ardhmen e Dembele, ku flitet se mund të kalojë te PSG ka folur edhe menaxheri i lojtarit.
“E ardhmja e Dembele mbetet e hapur. Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë të respektueshëm për të gjitha klubet dhe kështu do të mbetet.
Kur të jetë koha e duhur për të marrë një vendim, Ousmane do të marrë në konsideratë opsionin më të mirë për të ardhmen e tij” ka deklaruar Moussa Sissoko.
? Dembélé’s agent: “Ousmane’s future remains open. We are and have always been very respectful to all clubs and this will continue to be the case while the process is ongoing”.
“When it is the right time to make a decision, Ousmane will consider the best option for his future”. pic.twitter.com/sVqmKBXSVb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2022
/f.a/abcnews.al