Astrit Patozi është koordinatori i Bindjes Demokratike, partisë më të re në vend. Ai ishte i ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC” ku foli rreth partisë. Kur u pyet se çfarë ndjesie ka që tashmë është vendosur si koordinator i saj, Patozi e krahasoi atë me Ronaldon në kohën kur shkoi të Juventus pas një periudhe të gjatë në Madrid.
“Kjo është një gjë që nuk e kisha menduar më parë, por kam përshtypjen se është si ndjesia e Ronaldos kur ka shkuar te Juventus pasi qëndroi te Real Madridi për një kohë të gjatë. Janë gjëra që ndodhin në jetë”, tha Patozi.
Sot u dorëzua dokumentacioni për regjistrim në gjykatë i Bindjes Demokratike, shoqëruar me 4 mijë firma mbështetësish. Gjithashtu partia drejtoi dhe kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u bërë pjesë e garës elektorale të 30 Qershorit.
Aktualisht Bindja Demokratike përfaqësohet nga një bord 6 anëtarësh ndërmjet të cilëve Astrit Patozi është përzgjedhur si koordinator./abcnews.al