Vazhdojnë sulmet në Severodonetsk, 60% e ndërtesave të shkatërruara

schedule11:44 - 27 Maj, 2022

schedule 11:44 - 27 Maj, 2022

Forcat ukrainas kanë raportuar për luftime të ashpra në periferi të Severodonetsk – një nga objektivat kryesorë ruse, ndërsa trupat ruse po përpiqen të marrin në kontroll qytetin në rajonin Luhansk të Ukrainës, shkruan BBC.

Qyteti ka qënë në sulmin e vazhdueshëm  të forcave ruse, 60% e banesave është shkatërruar plotësisht dhe deri në 90% e ndërtesave janë dëmtuar, tha  kryetari i bashkisë, Oleksandr Stryuk.

Katër civilë u vranë në Severodonetsk të enjten dhe 1,500 kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit në shkurt dhe qendra rajonale e qytetit po shkatërrohet nga artileria dhe avionët rusë, theksoi kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai.

Ai tha se trupat ruse u përpoqën të hyjnë në Severodonetsk nga qytetet e afërta, Purdivka dhe Shchedryshcheve, duke sulmuar pozicionet ushtarake ukrainase.

Forcat ruse kanë bërë përparime sporadike kundër trupave të Ukrainës në Donbas që kur Moska rigrupoi forcat atje.

/abcnews.al