“Të papunë në moshë të re”, INSTAT: Më shumë femra dhe me diplomë universitare

schedule15:29 - 26 Maj, 2022

schedule 15:29 - 26 Maj, 2022

Papunësia tek të rinjtë në Shqipëri vijon të jetë problem.

Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç  rreth  70 mijë e 510 persona deri në mbyllje të vitit të shkuar  nuk kishin një punë.

Të rinjtë e papunë në  2021  sipas  Institutit të Statistikave u shtuan me 0.6% mes 15-24 vjeçarëve.

Ndërsa tek moshat  25 deri 29 vjeç papunësia mbeti thuajse në të njëjtat nivele.

Gjetja e një punë në vendin tonë duket më e vështirë për femrat se për meshkujt.

Në shumë raste as diploma nuk ndihmon. Më shumë të papunë sipas të dhënave të INSTAT ka mes atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë.

Ndiqen nga të rinjtë me arsim 9 vjeçar dhe më pas vijnë ata që kanë përfunduar gjimnazin.

Shqetësues mbetet fakti se mes personave  15- 29 vjeç të cilët nuk ishin të punësuar nuk po ndiqnin  as shkollën dhe as ndonjë formim profesional.

Në numrin e përgjithshëm të të rinjve në vendin tonë  Instituti i Statistikave thotë se këta zënë  26.1%.

Ndër arsyet që i mbajnë jashtë tregut renditen  përgjegjësitë familjare dhe dekurajimi  nga mos gjetja e një pune.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!