Tregtarët e vegjël të Korçës, kanë protestuar para bashkisë, duke kërkuar uljen e tarifave mujore, të cilat i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme. Me tepër se 120 tregtarë, që kanë zhvendosur aktivitetin në Markatën e sapo ndërtuar nga bashkia, thonë se po hasin vështirësi, jo vetëm për shkak të tarifës mujore për vendin ku shesin, por edhe për shkak të konkurrencës nga aktiviteti i tregut të vjetër të fruta perimeve. Tregtarët i kanë kërkuar bashkisë, të ndërhyjë, për të mos lejuar shitjet me pakicë në tregun e shumicës, çfarë sipas tyre është një tjetër arsye e xhiros se ulet ditore. Bashkia e Korçës, pas takimit me tregtarët u tregua e gatshme për të mbyllur tregun e vjetër ndërsa kërkesës për rishikimin e tarifave do t’i përgjigjet pas diskutimit me strukturat përkatëse financiare./abcnews.al
Protestojnë tregtarët e vegjël në Korçë
schedule15:25 - 23 Prill, 2019
schedule 15:25 - 23 Prill, 2019