Interi ka disa ditë që ka shfaqur një interes konkret për lojtarin armen të Romës, Henrikh Mkhitaryan.
Zikaltërit i kanë ofruar një marrëveshje 2-vjeçare me një pagë vjetore prej 3,5 milionë euro.
Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i lojtarit e ka dëgjuar me interes këtë ofertë dhe ka mbetur i kënaqur. Armenit do t’i skadojë kontrata me Romën së shpejti./h.ll/abcnews.al