Shtyhet seanca për Kelment Balilin me kërkesë të avokatit Theodhori Sollaku. Mbrojtja e të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit” tha para trupës gjykuese se kërkon kohë të njihet me aktet e prokurorisë, që sipas tij janë voluminozë dhe nuk i ka marrë në dorëzim. Ndërsa më herët, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e të pandehurit Klement Balili për “gjykim të shkurtuar”.
Kelment Balili u vetëdorëzua në janar të këtij viti, pas 2 vitesh arrati. Mbi të rëndojnë akuzat “trafik të narkotikëve”, “grup i strukturuar kriminal”, mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”. Seanca e radhës do të mbahet më 7 maj./abcnews.al