Një 33-vjeçar nga Peshkopia ka rënë në prangat e policisë, paasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Mësohet se autori është identifikuar me inicialet E.P.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/