Luftimet në lindje të Ukrainës sa vijnë e bëhen më të ashpra. Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës ka deklaruar se më shumë se 150 fëmijë janë vrarë në rajonin e Donetskut, që kur Rusia filloi luftën me 24 shkurt, sipas BBC.
Shifra është dukshëm më e lartë se në çdo rajon tjetër të vendit, me 240 fëmijë të vrarë në të gjithë vendin.
Që pas tërheqjes së trupave nga Kievi, fokusi i Rusisë është marrja në kontroll e rajonit të Donbasit.
/abcnews.al