Masakra në Sri Lanka, 310 viktima. Policia arreston 40 persona

schedule10:56 - 23 Prill, 2019

schedule 10:56 - 23 Prill, 2019

40 persona të arrestuar me akuzën se janë të përfshirë në sulmet në kisha e hotele në Sri Lanka. Ndërkohë është konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 310 ndërsa të plagosurit janë më shumë se 500

Janë 310 viktimat në bilancin tragjik të sulmeve me bomba në ditën e Pashkëve ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lanka. Lajmi është konfirmuar nga policia, e cila saktësoi se janë arrestuar 40 të dyshuar, përfshirë dhe shoferin e një furgoni të përdorur nga terroristët për të shkuar në vendin e masakrës. Në pranga ka përfunduar dhe pronari i një shtëpie ku banonin disa nga ata. Personat që mbetën të plagosur janë më shumë se 500.

Presidenti i Sri Lankës, shpalli ditë zie kombëtare 23 prillin. Sipas agjencive të shërbimit të inteligjencës, në atentatet kamikaze mund të jenë përfshirë grupe ndërkombëtare. Ndërkohë janë shtuar masat e sigurisë në kishat katolike të ishullit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!