Mediat në Kosovë raportojnë se kryetari i Komisionit Hetimor për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Xhelal Sveçla, konfirmoi se ka marrë një letër Presidenca, sipas të cilës, kreu i shtetit Hashim Thaçi s’do të mund të përballet me komisionin parlamentar hetimor për dëbimin e shtetasve turq.
Ai shtoi se Presidenti i vendit ka kërkuar një shtyrje për në datën 26 prill.
Por nga ana tjetër anëtari i komisionit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, tha se komisioni nuk ka arritur ta përpilojë një raport brenda afatit kohor dhe ka kërkuar 1 muaj shtyrje.
Kjo është hera e katërt që Thaçi nuk i përgjigjet kërkesës së Komisionit.
/abcnews.al