Gjatë drekës së djeshme mes Simone Inzaghi, Steven Zhang dhe drejtuesve të Interit është diskutuar edhe Paulo Dybala.
Të gjithë janë dakord për emrin e tij, por përpara se të tentohet një kontratë, do të duhet një lehtësim masiv i pagës aktuale. Arturo Vidal do të largohet pas përfundimit të kontratës me një ulje të mundshme në Flamengo të Brazilit.
Më pas do të jetë radha e Alexis Sanchez. Marrëveshje që do të përfundojnë më shpejt dhe që do t’i shtohen atyre të skaduara të Vecinos, Kolarov dhe Ranoçhias. Më pas do të jetë radha e “Joya-s”, për të cilën nesër është planifikuar një takim i ri me shoqërinë për të kuptuar edhe më mirë se cilat janë detajet e një operacioni të mundshëm./ h.ll/abcnews.al