Çollaku: 2 elementët që sjellin PD në pushtet, “shenjat” e raundit të tretë për presidentin jo optimiste

schedule12:47 - 25 Maj, 2022

schedule 12:47 - 25 Maj, 2022

Deputeti i PD Kreshnik Çollaku i ftuar në “Abc Live” teksa ka folur për zhvillimet në PD ka deklaruar se fokusi duhet të jetë te bashkimi. Palët sipas tij duhet të presin vendimin e gjykatës në lidhje me statutin dhe ta pranojnë atë.

“Tentativa e sinqertë ka qenë propozimi i 32 deputetëve pas dorëheqjes së Bashës që të shkojmë drejt një bashkimi. Ne mund të jemi në qëndrime të ndryshme me njëri tjetrin por ndarja do ishte shumë e rëndë.  Sapo është refuzuar platforma e deputetëve filluan zgjedhjet në degë. Unë nuk kisha asnjë dilemë se Berisha ka simpatizantë të PD. Kurorëzimi i këtij procesi i njëanshëm. Paralel me këtë ka dhe diçka tjetër, ka një proces në gjykatë. Përplasja e dy statuteve. Duhet pritur vendimi përfundimtar nga gjykata. Nëse gjykata i jep legjitimitetin statutit të 11, pala tjetër duhet të përshtatet me këtë statut dhe anasjelltas”.

Që Partia Demokratike të vijë në pushtet sipas Çollakut i duhen 2 elementë, të cilët janë bashkimi i demokratëve dhe marrëdhënieve të mira me partnerët strategjikë.

“PD që të vijë në pushtet i duhen 2 elementë. Bashkimi i demokratëve dhe marrëdhënieve të mira me partnerët strategjikë. Në mënyrë specifike marrëdhëniet me SHBA. Pd e ka të pamundur të vijë në pushtet duke qenë e ndarë. Ne duhet të gjejmë fuqinë për të ekzistuar bashkë edhe kur jemi të ndarë në mendime. Kush thotë se çfarë turpi që po na ndan gjykata janë po këto që e çuan çështjen deri te Gjykata”.

Për negociatat mes PD dhe PS për zgjedhjen e presidentit Çollaku nuk u shpreh optimist.

“Kemi ende ditë për raundin e tretë por shenjat nuk duken optimiste. PS duhet t’ja bëjë vendin vetes, deklaratat e tyre për konsensus me opozitën duken thjesht retorikë. Nëse do ketë sukses do ketë sukses dhe për PD dhe për shtetin”.

/abcnews.al