Tirana është nën terrorin e vazhdueshëm të huliganëve holandezë dhe italianë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri pasi ditën e mërkurë luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.
Huliganët përveç përplasjes me njëri-tjetrin janë përplasur edhe me policinë si dhe me qytetarët shqiptarë.
Efektivë të plagosur, qytetarë të lënduar dhe 13 huliganë të arrestuar, ky është bilanci i mbrëmjes së martë në Tiranë deri në këto momente.
/Abcnews.al/