Një shqiptar ka dalë sot përpara autoriteteve të drejtësi britanike. Ai akuzohet për “trafikim qeniesh njerëzore” si dhe “skllavërim” të tyre në një servis makinash në Rugby, raporton rugbyadvertiser.co.uk.
Bëhet fjalë për shqiptarin Ermal Lushaj, i cili u deklarua fajtor nga një gjykatë në Warwick. Veprimtaritë e tij të jashtëligjshme ai thuhet i kenë ushtruar midis 16 Tetorit dhe 28 Nëntorit të vitit të kaluar.
33-vjeçari shqiptar qëndronte në Rugby, i cili u deklarua fajtor për marrjen e 4 personave dhe shfrytëzimin e tyre. Përveç kësaj Lushaj, është lutur që t’i vijë një ndihmë një përkthyes shqiptar, pasi mohon të ketë dhunuar një person, i cili e ka akuzuar për dhunë.
Sipas ligjit, policia do të bastisë në shtëpinë dhe në biznesin e Lushajt në Rugby, aty ku thuhet se viktimat e pretenduara ishin shfrytëzuar në punë. Gjykatësi Andrew Lockhart QC e shtyu çështjen për gjykim në fund të Korrikut, dhe Lushaj deri atëherë ka kohë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij./abcnews.al