Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit kreu i SPAK Arben Kraja teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve u shpreh se ka korrupsion e pastrim parash në të gjitha strukturat, ndaj shtoi duhet koordinim i gjithanshëm për ta luftuar këtë fenomen të pranishëm.
“Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”.
Ndër të tjera aiu u shpreh se është kundër ndryshimeve të shpeshta ligjore. Gjithashtu Kraja i pyetur për 21 janarin tha se nuk mund të japë përgjigje. “Për 21 janar më shumë s’mund të jap përgjigje. Janë disa pyetje për çështje konkrete që kam mbajtur një qëndrim”.
Pjesë nga fjala e Krajës
Kemi rezolutë të Kuvendit rekomandim të këshillit të ministrave etj mbi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi vendosur marrëveshje bashkëpunimi me të gjithë jo vetëm me prokurorin e përgjithshëm. Të forcohet siguria dhe garancia e strukturës në vazhdim të pavarësisë që ajo ka për të dhënë produkte sa më pozitive. Propozimet janë bërë me qëllimin e mirë për ta forcuar strukturën.
Pyetje: Prioritet për çështjet që duhen ndjekur duke qenë se keni numër të kufizuar të prokurorëve?
“Padyshim ndikon në ngarkesë dhe në kufizim të atyre që ke prioritete. Ka disa prioritete që i vendos vetë ligji”.
Pyetje: A ka korrupsion, a ka pastrim parash? Si është perceptimi?
“Nga ajo që shohim ne përditë ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha strukturat e në të gjitha fushat. Janë fenomene që e shoqërojnë shoqërinë shqiptare për një kohë të gjatë. Duhet punë e madhe për t’i luftuar dhe duhet koordinim i gjithanshëm”.
/abcnews.al