Investimet strategjike, opozita dorëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor

schedule12:36 - 24 Maj, 2022

schedule 12:36 - 24 Maj, 2022

Opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Qëllimi i këtij Komisioni është kontrolli i mënyrës së zbatimit të ligjit për investimet strategjike.

Kërkesa është firmosur nga 31 deputetë të grupit parlamentar demokrat. Deputeti demokrat, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebbok ka bërë me dije se kërkesa është dorëzuar sot.

Gazment Bardhi: Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij./abcnews.al/