Është e mundur të frenohet transmetimi i rasteve të lisë së majmunëve në vendet ku sëmundja nuk është endkemike.
Kështu deklaroi Maria Van Kerkohve, drejtuese e kërkimit mbi sëmundjet e reja në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Ne synojmë të ndalojmë transmetimin e virusit nga personi në person dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë në vendet ku lija e majmunëve nuk është ende endemike”, tha Van Kerkohve.
“Jemi në një situatë ku mund të përdorim mjetet e shëndetit publik për të identifikuar herët rastet dhe për të adresuar izolimin e tyre”, tha ajo.
“Infektimi ndodh përmes kontaktit të ngushtë fizik, lëkurë me lëkurë dhe shumica e rasteve të vërejtura deri më tani nuk e kanë sëmundjen në formë të rëndë. Identifikimi i hershëm dhe izolimi i rasteve janë pjesë e masave të rekomanduara nga OBSH dhe ECDC”, tha Maria Van Kerkhove.
Ende nuk është e qartë nëse virusi ka pësuar mutacion
Nuk është ende e qartë nëse virusi përgjegjës për linë e majmunit ka pësuar një mutacion: përgjigja mund të vijë vetëm nga analiza e sekuencës së tij gjenetike. Kjo u shpjegua nga Rosamund Leëis, kreu i kërkimit të lisë së majmunëve nën programin e urgjencës të OBSH-së.
Nuk është sëmundje homoseksuale
“Disa raste të lisë së majmunit janë identifikuar në mesin e burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, por kjo nuk është një sëmundje homoseksuale, siç disa njerëz janë përpjekur të etiketojnë në rrjetet sociale,” tha Andy Seale, konsulent strategjik për programet globale./abcnews.al/