Edhe pse nuk kaloi dit në finalen e Eurovisionit, “Sekreti” i Ronela Hajatit është pritur shumë mirë nga publiku i huaj. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga një emision grek, ku moderatori e ka përdorur këngën “Sekret” për një video në TikTok.
Në praninë e të tjerëve, ai shihet në kuzhinë duke u ‘përpjekur t’i largoj’ ata nga ushqimet përmes këngës së Ronelës dhe pjesës ku thuhet: “Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej”. Videoja është publikuar në faqen e televizionit në TikTok. Kujtojmë që dhe pak ditë më parë, Chanel Terrero e mbështeti në një emision spanjoll.
Përfaqësuesja spanjolle, e cila u rendit e treta në Eurovision, po jepte një intervistë për mediat vendase, ku shprehu mbështetjen ndaj Ronelës. Ishte vetë Ronela, e cila e ndau këtë moment në rrjete sociale, duke u shprehur shumë e emocionuar.
/abcnews.al