Lojëra fati të paligjshme në lokal, arrestohen 2 persona në Tiranë, nën hetim pronari

schedule08:47 - 24 Maj, 2022

schedule 08:47 - 24 Maj, 2022

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, 2 janë shpallur në kërkim dhe pronari i një lokali ku organizoheshin lojëra fati është vënë nën hetim.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policore të koduar “Seria A” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

U shpallën në kërkim  shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. D., 34 vjeç, pronari i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D. e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/