Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin shqiptar, por dhe dëmtoi sërish imazhin e Policisë së Shtetit, pasi një efektiv i komisariatit numër 3 qëlloi 7 herë me armë mbi kolegun duke i marrë jetën.
Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi kolegun e tij Çaush Saliasi 55-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e forcave të policisë, ndërkohë që viktima kishte mbi 20 vite që shërbente për uniformat blu.
Abc ka siguruar foton e autorit të ngjarjes, i cili ka humbur kontrollin pas një debati me kolegun e tyij, duke i marrë jetën këtij të fundit.
Për të hetuar këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup pune nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore.
Vetë autori në dëshminë e tij ka thënë se kolegu e ngacmonte me fjalë dhe nuk e ka duruar më, prandaj ka kryer krimin.
Njoftimi i policisë:
Me date 23.05.2022, rreth ores 20.30 min ne vendin e quajtur rruga “Llazi Miho” ne ambientet e jashtme te bar kafe Union ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne kembe shtetasi Murteza Lika i moshes rreth 55 vjec !
Nga hetimet rezulton se autori i kesaj ngjarje eshte shtetasi Lutfi Gjyla punonjes policie prane Forcave te Nderhyrjes se Shpejtë Tiranë.
Nga shërbimet e Komisariatit të policisë nr 6 u be e mundur kapja e autorit dhe shoqerimi i tij ne komisariat bashk me armen e zjarrit!
Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l.
Shtetasi Lutfi Gjyla, 48 vjeç, ka rreth 25 vite punonjës policie.
/T.H/Abcnews.al/