Deklarata e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë fushatës për zgjedhjet në FSHF kanë qenë të shumta, ashtu sikurse akuza. Madje ka pasur edhe nga ato që janë dorëzuar në prokurori dhe pritet që Gjykata të thotë fjalën e vet.
Gjithsesi Veliaj dhe Armand Duka nuk e shmangin dot njëri-tjetrin, futbolli i bashkon dhe këtë herë trofeu i Conference League, për shkak se finalja luhet në “Air Albania” të mërkurën.
FSHF ka njoftuar si më poshtë: “Përshëndetje të gjithëve! Nesër, e martë 24 maj 2022, në orën 10:45 në Sheshin Skënderbej bëhet ekspozimi i trofeut të UEFA Europa Conference League. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm:
Lorik Cana (Ambasadori i finales së Tiranës), Erion Veliaj (Kryetar i Bashkisë Tiranë), Armand Duka (President i FSHF). Sipas renditjes së mësipërme do të jenë dhe përshëndetjet në shesh”. Me interes priten deklaratat e tyre… / abcnews.al