Lejimi i subjekteve që operojnë në të zezë, është shqetësimi kryesor i operatorëve turistikë në Vlorë. Vasil Bedinaj, kreu i tur operatorëve thotë se shumë biznese nuk i paguajnë asnjë detyrim shtetit
“Kemi disa probleme që nuk po i japim dot zgjidhje, infomaliteti. Ka subjekte që i mbajnë punonjësit 3 muaj, është një pjesë që nuk kanë asnjë detyrim ndaj shtetit. Cdo subjekt duhet të jetë i lincensuar. Policia kufitare të jetë më e kujdeshshme.”
Hedh dyshime mbi punën e policisë kufitare dhe tatimeve.
“E kemi me policin e kufitare. nga policia kufitare do te donin të monitoronte mjetet e vogla, gomone. gomonet dhe skafet nën 12 persona janë për përdorim vetjak dhe nuk janë për të ushtruar aktiviteti. Tatimet të fillojnë monitorimet. Infomalitet ka edhe në strukturat akomoduese.”
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj e vuri theksin dhe tek pastrimi i bregdetit.
“E rëndësishme të jetë në sezon perfekt, është që të kemi edhe një pastrimin e të gjitha zonat turistike, gjë që po e kontrollojmë, duke përfishirë edhe bashkinë për të patur një sezon të pastër. por për të mos patur më ndodje, e cila edhe pas 6 muajsh pastrim është ende prezente.”
Të shtunën në një takim në Vlorë kryeministri Edi Rama kritikoi institucuionet në Vlorë, që nuk kanë bërë sa duhet për sa i përket pastrimit. /abcnews.al/