Policia ua bën “gropën”, kapen 70 kg drogë në Ferizaj, arrestohen 10 persona

schedule13:18 - 23 Maj, 2022

schedule 13:18 - 23 Maj, 2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në aksionin e koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë drogë, e llojit heroinë.

Personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aksioni ka ardhur  pas një pune të gjatë hetimore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe

Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera./Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!