FOTOLAJM/ Sazan Guri i kërkon të flasin për Butrintin, Pandeli Majko “refuzon”, futet me nxitim në Parlament

schedule11:19 - 23 Maj, 2022

schedule 11:19 - 23 Maj, 2022

Përfaqësues të Shqipërisë Civile së bashku me ambientalistin Sazan Guri protestuan para ambienteve të Kuvendit para nisjes së seancës plenare ditën e sotme.

Në seancën e sotme do të  shqyrtohet projektligji për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Protestuesit kërkuan shtyrjen e projektligjit për miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Në fotot e siguruara nga LSA para nisjes së seancës, ambientalisti Guri shihet teksa kërkon të flasë me deputetin e PS-së Pandeli Majko.

Por me sa duket, ky i fundit është me nxitim për në seancë dhe ia bën me dorë Gurit për t’i treguar se po vazhdon rrugën.

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile i bënë thirrje deputetëve që mos e votojnë projektligjin për Burtintin./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!