Një tjetër shtet në javët në vijim do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Teksa tha këtë nga foltorja e Kuvendit Balla i ka bërë thirrje edhe Kosovës.
“Sot nuk ke një vend anëtar të BE që të ketë një rezervë të vogël për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Për Ballkanin e Hapur, kjo është gjëja më pozitive. Mjafton të flasësh me përfituesit e drejtpërdrejtë të Ballkanit të Hapur, prodhuesit. Hajde shkojmë tek të gjithë eksportuesit dhe i pyesim
Unë do vijoj t’i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave nga Kosova që mos bien pre e keq informimeve por të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. As ka asnjë dyshim që në javët në vijim dhe një vend tjetër i Ballkanit do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur.
E jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në Bosnje edhe qeveria e re boshnjake do i bashkangjitet Ballkanit, ku aty aleati juaj non grata Dodik, ju jeni në të njëjtën ombrellë me të ju jeni shoqata e non gratave të Ballkanit”, tha Balla.
/abcnews.al