Presidenti i Senegalit, Macky Sall, ka shprehur interesimin që vendi i tij të mund të dërgojë gaz në Evropë.
Sall e bëri të ditur lajmin gjatë një konferencë te përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili filloi turneun e tij të parë në Afrikë këtë në diel.
“Ne duam të furnizojmë Evropën me gaz dhe duam të bashkëpunojmë në çështjen e gazit të lëngshëm natyror”, deklaroi Sall gjatë konferencës për shtyp.
Përpara vizitës së Scholz-it, Presidenti senegalez kishte shprehur në llogarinë e tij në Twitter, interesin e tij për të çuar në në nivel më të lartë “marrëdhëniet solide të miqësisë dhe bashkëpunimit” mes dy vendeve./abcnews.al/