Drejtori i Agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dimitri Rogozin njoftoi ditën e djeshme se Rusia planifikon të vërë në shërbim rreth 50 raketa të reja.
Ai shtoi se Rusia po planifikon që raketa balistike ndërkontinentale “Sarmat” të hyjë në funksion në fund të vjeshtës.
Raketat do të prodhohen në qytetin siberian të Karsnoyarsk, tha ai për agjencinë e lajmeve Interfax, pasi Rusia kreu lëshimin e parë të provës “Sarmat” në portin hapësinor Plesetsk në Rusinë veriore në fund të prillit.
“Sarmat”, i njohur gjithashtu si “Satan II” ka një rreze veprimi prej 18.000 kilometrash dhe mund të armatoset me koka bërthamore, të cilat do t’i lejojnë Rusisë të godasë objektivat n mbarë botën duke nisur sulme në dy polet.
Raketa, sipas presidentit Putin, mund të kapërcejë të gjitha llojet e mbrojtjeve dhe t’i detyrojë kombet të “mendojnë dy herë” në rast të një sulmi ndaj Rusisë./abcnews.al/