Tirana detyrohet të falenderojë Partizanin për herë të dytë pas 23 vitesh. Në 1996 u ndihmua për të dalë kampion, ndërsa sot ka ende shpresë për të mos rënë nga kategoria.
Ishte mesi i viteve 90-të, saktësisht 1996, dhe diçka e rrallë ndodhi mes dy ekipeve më shumë rivale në Shqipëri.
Tirana u shpall kampion, por u ndihmua nga Partizani që mundi Teutën në javën e fundit.
Ndoshta mbetet hera e fundit në histori që tifozët bardheblu thirrën në kor emrin e Partizanit për nderin e madhe që u bëri, ndërsa sot, 23 vjet më vonë, sërish të kuqtë i bënë një nder rivalëve, duke ndalur Kastriotin.
Kjo bëri që Tirana të mbajë krutanët 5 pikë prapa, edhe pse humbi me Kukësin, veçse në një pozitë krejt tjetër, në garë jo për titull, por për të mos rënë nga kategoria.
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u përgjigj kështu kur u pyet nga Supersporti për asistin për Tiranën.
Ardian Mema, i dyti Memë që falenderon Partizanin, pasi ish-trajnerit të 1996-ës, Sulejman Mema, kërkon një reagim nga ekipi I tij.
Përtej kritikave për të vetët, Mema vazhdon polemikat duke akuzuar këtë herë, jo aleancat, por komisionet e Federatës.
Tirana rrezikon seriozisht rënien për herë të dytë nga kategoria, por ndoshta mund të shpëtojë, edhe falë ndihmës së Partizanit. /abcnews.al

