Nuk ka surpriza, Berisha kryeson ndjeshëm ndaj Elezit, dalin rezultatet në degë

schedule20:20 - 22 Maj, 2022

schedule 20:20 - 22 Maj, 2022

Ka përfunduar numërimi i votave për kreun e ri të Partisë Demokratike në disa degë. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi garojnë përballë njëri-tjetrit. Procesi filloi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, 22 maj dhe ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 16:00. Por për shkak të kërkesave të larta të degëve, procesi u shty deri në orën 20:00.

Zgjedhjet u zhvilluan në 108 qendra qendra votimi, ndërsa i pari në fletën e votimit ishte vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Rezultatet në degë: 

Dibër kanë votuar gjithsej 754 votues nga 1150 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 664 vota, Ibsen Elezi ka marrë 84 vota. Të pavlefshme janë 6 vota.

Klos kanë votuar 445 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 429 vota, Ibsen Elezi ka marrë 9 vota. Të pavlefshme janë 7 vota.

Burrel kanë votuar 526 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 490 vota, Ibsen Eelzi ka marrë 31 vota. Të pavlefshme janë 5 vota.

Selenicë kanë votuar 220 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 198 vota, Ibzen Eelzi ka marrë 22 vota. Asnjë votë e pavlefshme.

Poliçan kanë votuar 95 demokratë nga 360 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 93 vota, Ibsen Elezi vetëm 2. Asnjë votë e pavlefshme.

Kuçovë kanë votuar 483 demokratë nga 750 votues. Sali Berisha ka marrë 437 vota, Ibsen Elezi 45. Një votë ka qenë e pavlefshme.

Pogradec kanë votuar 516 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 484 vota, Ibsen Elezi 32. Asnjë fletë votimi e pavlefshme.

Devoll Sali Berisha ka marrë 1082 vota, Ibsen Elezi 135. 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Krujë Sali Berisha ka marrë 523 vota dhe Ibsen Elezi 14 vota.

Kolonjë Sali Berisha ka marrë 523 vota ndërsa Ibsen Elezi 14 vota.

Bulqizë kanë votuar 456 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 431 vota, Ibsen Elezi 18 vota ndërsa 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Dimal kanë votuar 347 anëtarë nga 870 votues.

Sali Berisha ka marrë 305 vota, Ibsen Elezi 28 vota dhe 14 fletë votimi janë të pavlefshme.

Kukës Sali Berisha ka marrë 714 vota, Ibsen Elezi 164 vota ndërsa 4 fletë votimi janë të pavlefshme.

Roskovec kanë votuar 476 demokratë. Sali Berisha ka marrë 433 vota, ndërsa Ibsen Elezi 39 vota. 4 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Mallakastër votuan 419 demokratë. Sali Berisha ka marrë 409 vota, ndërsa Ibsen Elezi 10 vota. Asnjë fletë votimi nuk ëhstë shpallur e pavlefshme.

Patos kanë votuar 626 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 614 vota, ndërsa Ibsen Elezi 11 vota. vetëm 1 fletë votimi është shpallur e pavlefshme.

Fushë-Krujë Sali Berisha ka marrë 447 vota, Ibsen Elezi 11 vota. të pavlefshme janë shpallur 12 fletë votimi.

Shkodër Sali Berisha ka marrë 1500 vota, Ibsen Eelzi 114 vota ndërsa 15 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Vlorë kanë votuar 890 demokratë nga 1365 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 836 vota ndërsa Ibsen Eelzi 46 vota. të pavlefshme kanë dalë 8 fletë votimi.

Himarë kanë votuar 124 demokratë. Sali Berisha ka marrë 113 vota, Ibsen Elezi 9 vota ndërsa 2 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Durrës Sali Berisha ka marrë 1089 vota ndërsa Ibsen Eelzi 151 vota. 13 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Vaun e Dejës Sali Berisha  ka marrë 726 vota ndërsa Ibsen Elezi 96 vota. 2 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Kurbin Sali Berisha ka marrë 1057 vota, Ibsen Elezi 128 vota. të pavlefshme janë shpallur 3 fletë votimi.

Korçë Sali Berisha ka marrë 621 vota, Ibsen Elezi 36 ndërsa 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Mirditë kanë marrë pjesë në votim 478 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 454 vota, ndërsa Ibsen Elezi 18 vota. 6 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Lezhë kanë marrë pjesë në votim 906 demokratë. Sali Berisha ka marrë 859 vota ndërsa Ibsen Elezi 39 vota.

/abcnews.al/