Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike. Procesi i votimit për kreun e ri të PD nisi në orën 08:00, u zhvillua në 108 qendra votimi.
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi ishin dy kandidatët për kryetar të PD, në zgjedhjet e “Rithemelimit”.
Këto zgjedhje që zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit vijnë në një kohë që çështja e drejtimit të PD është ende në pa një vendim të fundit nga ana e Gjykatës, e cila pak javë më parë ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të PD të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit.
Pa pritur vendimin e Gjykatës Komisioni i Rithemelimit caktoi datën e zgjedhjeve të reja, ndonëse nga pala tjetër, që është konsideruar si e Alibeajt, këto zgjedhje janë të njëanshme dhe nuk kanë përfshirë të gjithë demokratët../abcnews.al/