Plasën emrat e porositësve të vrasjeve, merren në mbrojtje familjet e Dumanit dhe Hoxhajt

schedule10:00 - 22 Maj, 2022

schedule 10:00 - 22 Maj, 2022

Familjet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës janë marrë në mbrojtje nga policia.

Dy të penduarit në bashkëpunim me policinë kanë nxjerrë “të palarat” e shumë kriminelëve, që janë bërë protagonistë në ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthyen tetë banda kriminale në vend.

SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa të arrestuar janë 18 persona.

Lexo KËTU gjithçka mbi rrëfimin e  Nuredin Dumanit!

Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan.

Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit dhe është autor i disa vrasjeve.

Pas arrestimit ai ka treguar gjithçka për prokurorët e SPAK, duke marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Rrëfimet e tij çuan në zbërthimin e tetë bandave të rrezikshme kriminale në vend.

Kujtojmë se Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Henrik Hoxhajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes, ditën që makina e tyre u qëllua me armë në fshatin Papër teksa ishin nisur për të kryer një atentat sipas prokurorisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!