Çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit me një garë kuajsh

schedule16:01 - 21 Maj, 2022

schedule 16:01 - 21 Maj, 2022

Me një demonstrim unik kuajsh, Fieri ka çelur sezonin turistik bregdetar 2022, në plazhin e Darëzezës. Një garë e përvitshme që solli në këtë bregdet qindra vizitore, kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Bregdeti i Fierit u shndërrua në pistën e kësaj gare, me kalorës shqiptarë, një organizim ky i Federates Shqiptare të Sporteve me kuaj .

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i cili ka ndjekur nga afër këtë aktivitet. Plazhi i Darëzezës ka një gjatësi prej 13 km, spikat në Adriatikun shqiptar për bukurinë natyrore, pastërtinë, hapësirat e mëdha dhe kurorën e pishave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!