Zyrtarja e UEFA-s për finalen e 25 maj: Është një eksperience e re, jemi të emocionuar për koreografinë

schedule15:21 - 21 Maj, 2022

schedule 15:21 - 21 Maj, 2022

Dita e 25 majit do të jetë një ditë e shënuar për futbollin shqiptar dhe vendin tonë pasi për herë të parë do të zhvillohet finalja e një turneu evropian.

Finalja e Conferencve League do të ketë një koreografi hapëse e cila dhe do t’i kushtohet shumë vëmendje, gjë për të cilën e konfirmon edhe zyrtarja e UEFA-s, Niki Edipidi.

Edipidi ka folur për faqen zyrtare të FSHF lidhur me përgatitjet e kësaj finaleje duke e theksuar se është një eksperiencë e rë për vendin tonë dhe diçka emocionuese. Ajo gjithashtu ka shpjeguar se si do të realizohet dhe numrin e persona ve të cilët do të marrin pjesë në këtë koreografi.

“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje.  Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.

Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm”, u shpreh Niki Edipidi./ h.ll/abcnews.al