Thomas Strakosha do të transferohet në Premier League, në përfundim të këtij sezoni futbollistik.
Portieri i kombëtares shqiptare nuk e gjeti marrëveshjen me Lazion për të rinovuar dhe tashmë me parametra zero do të kalojë te Fulham.
Gianluca Di Marzio raporton se Strakosha ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet financiare. / abcnews.al