Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sërish kundër nismës së Ballkanit të Hapur, duke thënë se Ballkani i Hapur po largon Shqipërinë nga Kosova.
Gjatë fjalimit të tij në kuadër të turit elektoral në Korçë, Berisha tha se kryeministri i vendit, Edi Rama flet vetëm fjalë të mira për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, duke u distancuar në këtë mënyrë nga Kosova.
Ndër të tjera Berisha tha se Ballkani i Hapur pengon anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Lexo edhe:Berisha nga Korça: Regjimi aktual më anti-shqiptari që ka qeverisur këtë vend që prej komunizmit
Gjithashtu Berisha tha senkanabisi është bujqësia për Ramën.
“Rama flet për drogën, kanabisin, kanabisin, kanabisin. Kjo është bota e tij bujqësore. Ka rrethuar botën në armiqësi. Rama ndihet afër me Beogradin. Kosova ndihet larg me Tiranën.
Duhet ta largojmë sa më parë këtë qeverisje. Sot nga kërkesat e kokainës njëra pas tjetrës në Durrës janë bërë të përjavshme. Gardiani i portit të Durrësit është famëzi i Xibrakës. Rama zëvendësoi shtetit ligjor me narkoshtetin.
Në mandatin e parë Rama zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Vidheshin të gjitha dosjet sekrete të bandave kriminele. Aeroportet e vendeve përdoreshin për narkoflotën. Zevëndësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.
Në mandatin e dytë korruptoi drejtimin e opozitës, e lidhi në afera dhe e shtroi në një fasadë opozitë. Tani po shkatërron kombin e identitetin e tij”
Po ta shihni retorikën e Edi Ramës, vitet e fundit, nuk e gjeni të thotë një fjalë të keqe për Vuçiç, kurse sa herë që flet kundër Europës. Pra Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen.
Është fakt real.Pra çfarë po ndodh. Nuk kanë tentuar ndonjëherë europianët të na ndryshojnë identitetin, të tjera fuqi kanë tentuar të na ndryshojnë si komb jo perëndimorët.
Janë doktrina të tjera që kërkojnë të na zhdukin. Ballkani i Hapur, shkatërrim i Korçës por edhe Shqipërisë. Na thotë t’i hapim të gjithë kufijtë dhe të vërshojnë serbët këtu”, tha Berisha nga Korça.
Takimi i Berishës me demokratët e Korçës u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.
Kjo është dita e shtatë e turit elektoral të Sali Berishës.
Zgjedhjet për kreun e PD-së do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.
/abcnews.al/