Policia në Kavajë ka vënë në pranga një 27-vjeçar, banues në Tiranë, i cili është administrator i një firme private. Bëhet e ditur se i riu është arrestuar pasi ditën e djeshme, ka rënë nga kati i pestë i një pallati ku po punonjës një punonjës 45-vjeçar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Objekti po ndërtohej nga firma në administrim të 27-vjeçarit A. K. I riu akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
NJOFTIMI
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.” /abcnews.al/