Sondazhi Kombëtar Studentëve nuk do të shërbejë vetëm për matjen e cilësisë së mësimdhënies në universitete por do të shërbejë edhe për të frenuar cdo lloj korrupsioni në auditorët e arsimit të lartë. Është kjo një ndër pikat e forta të këtij sondazhi që Kryeministrit Edi Rama shprehu gjatë prezantimit të tij.
Sqarimet për atë që gjeti e atë që e pret situatën në arsimin e lartë, Kryeministri Rama e bëri në prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2019 mbi cilësinë e mësimdhënies, në kuadër të Paktit për Universitetin.
Ky është një proces shumë i rëndësishëm sipas kryeministrit Rama që ka nisur me protestat e studentëve në fund të vitit të shkuar dhe ka vijuar si një ndërveprim konstruktiv për të kanalizuar përmes një sërë mekanizmash të rinj. Një proces që synon jo vetëm të adresojë ato shqetësime që nxori në pah protesta e studentëve, por edhe të shkojë më tej.
I kënaqur por edhe i bindur shprehet kryeministri se po vendoset një bazë e re në jetën e brendshme të universitetit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit.
Karta e Studentit do të fillojë të shpërndahet brenda muajit maj tha Kryeministri Rama, sipas të cilit fillon me 40 shërbime, por që do ketë edhe të tjera. /abcnews.al