“Doja të rilindja!” Publikohen pamjet, si i qëlloi me shigjeta punonjësit e një supermarketi 38-vjeçari në Norvegji

schedule11:38 - 19 Maj, 2022

schedule 11:38 - 19 Maj, 2022

Pamje të reja që të ngjethin mishin janë publikuar nga një sulm me shigjeta që ndodhi në Norvegji tetorin e shkuar. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një supermarketi shfaqet 38-vjeçari Espen Bråthen ndërsa në dorë mban një hark dhe qëllon me shigjeta këdo që i del përpara.

Bråthen u fut në supermarketin në Kongsberg dhe veç shigjetave me vete kishte edhe thika që përdoren për gjueti. Ai u mori jetën pesë personave, plagosi dy të tjerë dhe goditi pas shpinë me shigjetë një oficer policie.

Ditën e djeshme Espen doli para trupës gjykuese dhe pranoi edhe autorësinë. Në sallë u tha se ai përndoqi në rrugët e qytetit me 80 shigjeta dhe disa thika, por të pesë viktimat e tij vdiqën nga plagët me thikë.

38-vjeçari akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së 11 personave. Brathen u shpreh para gjykatës se mendoi se të verbohej dhe për këtë arsye vendosi që të dilte dhe të vriste njerëz sa kishte ende mundësi që të shihte. Po ashtu, ai ka thënë se besonte do të rilindte përsëri dhe do të gëzonte një jetë më të mirë nëse do të merrte jetë njerëzish.

Ai tha: “Më lindi ideja që për të lindur sërish, në një vend të mirë, duhej të vrisja. Mendova, tani mund të dal dhe të vras para se të verbohem.” /abcnews.al/