Berisha: Vendi po shkon drejt konfrontimit civil, për votën e lirë, ja vlen!

schedule08:15 - 19 Prill, 2019

schedule 08:15 - 19 Prill, 2019

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha në studion e ABC News komentoi vendimin e parlamentit Holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, situatën aktuale në vend dhe atë të krijuar në parlament, pas djegies së mandateve të partive opozitare.

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, vendimin e parlamentit Holandez për kërkesën e rikthimit të vizave me Shqipërinë deklaron se pritet ta ndjekin edhe vende të tjera.

Për ish-kryeministrin Berisha, vendi po shkon drejt një konfrontimi civil.

Sa i përket deputetëve të dalë nga lista e Partisë Demokratike, të grupuar në atë që quajnë grup parlamentar demokratik, me në krye zonjën Rudina Hajdari.

Për Sali Berishën largimi i kryeministrit Rama është kushti i demokratëve për hyrje në zgjedhje dhe se ndryshe nga dy vjet më parë, një marrëveshje që del jashtë këtij kushti nuk mund të ndodhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!