Ministri i Brendshëm, shefi i shërbimit informative shtetëror e drejtori i policisë së shtetit ishin në Vlorë pasditen e të enjtes për një takim në prefekturë. Ishte prefekti i Vlorës ai që u tha mediave se në fokus të diskutimeve ishin ngjarjet kriminale në Vlorë dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për sezonin turistik.
Pasditen e së enjtes ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbërriti në Vlorë për të zhvilluar një takim në Prefekturë.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati mbi një orë mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i Sherbimit Informativ Helidon Bendo dhe ai i Doganave.
Ministri doli u tha gazetarëve që ishte thjesht një takim pune.
Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj, në mbledhje u kërkua zbulueshmëri e ngjarjeve kriminale dhe bashkëpunim ndërinstitucional per sigurine dhe sezonin turistik.
Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur. /abcnews.al