Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vjedhje shtetërore grabitjen e Rinasit. Më tej ai ka nxjerrë një foto të vëllait të Ramës më përfaqësues të kompanisë kinezë, e cila menaxhonte aeroportin e Rinasit.
“Shikojeni pak këtë fotografi. Shikoni Olsi Ramën me kompaninë kinezë që menaxhon aeroportin. Më thauj pak mua udhëtimet që janë bërë në Singapor. Kjo foto është bërë në Singapor. Më thuaj pak se çfarë e shtyu Edi Ramën të shkojë në Singapor dhe vëllaçko Ramën të shkojë në Singapor? Prandaj dhe nuk pyeste, sepse unë jam shef ekzekutiv. Unë kam mazhorancën. Na ndodhi herën e parë, por nuk ka forcë që më pengon mua që të mos ndodhë kurrë më. Por kur i vjedh vetë unë me njerëzit e mi atëherë do të ndodhë edhe për së treti. Kjo është një lidhje faktike. Përgjegjës për sigurinë e aeroportit është Enti shtetëror i aviacionit Civil. Atij i është dorëzuar nga Komisioni i Lartë i Sigurisë të gjitha rekomandimet pas vjedhjes së parë. Gjeneral kanabisi ka mbush këtë xhep këtë muaj dhe xhepin tjetër muajin tjetër. Është vjedhje shtetërore dhe asgjë tjetër”./abcnews.al