“Vendi po shkon drejt përplasjes civile”. Është kjo deklarata e fortë e ish kryeministrit Sali Berisha në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, në përgjigje të deklaratës së Rudina Hajdarit, e cila tha sot në Kuvend se opozita e re do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Milori: Do të kemi një ‘97 të dytë?
Berisha: Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur. Ne kemi djeg mandatet, ne jemi qytetarë të thjeshtë, jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të udhëheqë këtë betejë me çdo çmim.
Ish kryeministri shprehu bindjen se Partia Demokratike është në betejë për jetë a vdekje me Ramën.
Milori: Nëse Rama shkon në zgjedhjet e 30 qershorit, si do ta bllokoni?
Berisha: PD është në betejë për jetë a vdekje me armikun më të egër, të votës e rendit që është Edi Rama. PD është për fitore, ose vdekje. 30 qershori dhe opozita shumicë do t’i tregojë vendin këtyre që sillen si gangsterë dhe do t’u kthejë shqipatrëve të drejtën për të votuar si qytetarë. opoziita ka popullin, të drejtën, fuqinë e tyre. Ata kanë drogën, gangsterët, krimin e fuqinë e tyre do ta shohim kush do fitojë”. /abcnews.al