Një person nga Fushë-Kruja prej dy ditësh është larguar nga shtëpia, kjo ka bërë që të alarmohet familja.
Një nga familjarët e 40-vjeçarit Fatjon Hushi, ka denoncuar në Abcnews.al, humbjen e të afërmit të tij, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Hushi ditën që është larguar nga shtëpia ka qenë i veshur me sportiv dhe me një kapele të zezë.
Sipas familjarit nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që Fatjoni të largohet nga shtëpia.
/Abcnews.al/