Ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak ka komentuar nga Korça vendimin e Parlamentit holandez, i cili votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët. Vasak deklaroi se nuk dihet nëse do ketë një vendim për kërkesën e Parlamentit holandez.
“Parlamenti është sovran dhe këtë e them para një grupi prej tre senatorësh. Është një vendim i marrë nga parlamenti holandez dhe duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do të përfundojë.
Ekziston një procedurë e tërë dhe nuk jemi të sigurt që ajo do të ketë një përfundim. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë“. /abcnews.al