Qendra Kombëtare e Kinematografisë tashmë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri. Kontributi i tij njihet në kinemanë shqiptare, por edhe në teatër. Prej vitit 2000, ai ka jetuar dhe punuar në Kanada.
Eduart Makri ishte në gare me Yllka Gjolleshën, producenten Elkjana Gjipali dhe kineastin Ilir Butka.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i propozoi kryeminisrit Edi Rama ish-drejtorin Ilir Butka dhe Eduart Makrin për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe shefi i qeverisë miratoi emrin e Makrit./abcnews.al